Inter fiton ndaj Kaljarit, humbet Murinjon

Ndeshkohet temperamenti impulsiv Hose Murinjo. Trajneri zikalter ka dale me karton te kuq gjate ndeshjes Kaljari-Inter.
Ne minuten e 57 te takimit, kur rezultati i ndeshjes kishte vetem qe minuta qe ishte kthyer 2-1 per zikalterit, Murinjo proteston ashper ndaj gjyqtarit per nje nderhyrje sipas tij te parregullt te nje lojtari te Kaljarit ndaj Balotelit.
Menjehere pas reagimit te trajnerit portugez gjyqtari i takimit i ka treguar atij kartonin e kuq dhe bashke me te edhe nje pezullim per javen tjeter te serise A.
Takimi mes Kaljarit dhe Interit u fitua nga kampionet ne fuqi me rezultatin 1-2 me nje dygolesh te shenuar nga argjentinasi Milito.