Bogdani, gol në fitoren 3-1 të KievosPër sulmuesin e Kombëtares shqiptare bëhet fjalë për golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon

Publikoje ne:
Erjon Bogdani shënoi golin e tij të parë sezonal në fitoren 3-1 të Kievos kundër Xhenoas, duke konfirmuar edhe formën e mirë që po kalon. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare në minutën e shtatë shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, atë 2-0, vetëm dy minuta pasi Markolini kishte shënuar me penallti golin e parë për Kievon. Bogdani në minutën e 63-të u zëvendësua nga Granoche.
Flokari realizoi me penallti golin e vetëm të Xhenoas, atë 2-1 në minutën e 65-të, ndërkohë që Kievo u kundërpërgjigj me Pelizierin në të 76’. Në minutën e 92-të, Flokari nuk shënoi nga pika e bardhë për Xhenoan.
Për Bogdanin bëhet fjalë për golin e tij të 58-të në Itali dhe të shtatin me Kievon në tre sezonet që ai ka luajtur, duke marrë parasysh edhe këtë fillim sezoni.
E Diele, 20 Shtator 2009