Inter kembengul per Etoo

Kur në media filloi të flitej për një interesim të Interit për Samuel Eto’o, drejtuesit e Anzhi u treguan të prerë: “Eto’o as në ëndërr nuk kthehet në Itali.”
Por, duket se kjo gjë nuk do e pengojë Interin të tentojë sërish që në merkaton e janarit të rimarrë sulmuesin kamerunas që e shiti tek klubi i pasur rus në verë.
Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Massimo Moratti do të kërkojë një mbledhje me drejtuesit e Anzhit në muajin e ardhshëm për t’i bindur që të lejojnë Eto’o-në të kthehet në Itali.
Nga ana tjetër, Milan po kërkon një sulmues për të zëvendësuar Antonio Cassanon, i cili vuajti një ishemi në tru dhe do të qëndrojë 6 muaj larg fushave pas operacionit në zemër.
Kuqezinjtë janë në ndjekje të Maxi Lopez, sulmuesit të Catanias. Argjentinasi ka thënë se do të ishte shumë i lumtur po të luante për gjigandët italianë në një të ardhme të afërt.
“Do të ishte një nder për mua të luaja për Milanin sepse është ekipi më i mirë në botë. Të gjithë do të donin të luanin në një skuadër të tillë, por është klubi ai që vendos”, është shprehur ish-lojtari i Barcelonës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Inter, 2 javë në zonën e Serisë B
Inter ka bërë një nisje të kampionatit më se të keqe dhe këtë e tregon klasifikimi i zikaltërve. Barcelona ndalet nga Athletic Bilbao
Barcelona nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 2-2 në fushën e vështirë të Athletic Bilbaos duke e parë Real Madridin tashmë 3 pikë të shkëputur në krye të renditjes. Seria A, Lazio dhe Udinese në krye
Shtyrja e supersfidës së javës në Serinë A, Napoli-Juventus, për shkak të motit të keq ka bërë që vëmendja të përqendrohet tek Lazio dhe Udinese, skuadra të cilat me fitoret respektive të dielën kanë kaluar në krye të renditjes. Superliga, Tirana-Skënderbeu mbyllet në “paqe”
Ka përfunduar në barazim 0-0 supersfida e javës së tetë të Superligës mes Tiranës dhe Skëndërbeut. Moti i keq shtyn Napoli - Juventus
Është shtyrë për shkak të motit të keq kryesfida e kësaj jave në kampionatin italian, Napoli – Juventus, bën të ditur agjencia e lajmeve ANSA.
Lajmet kryesore
Topi: Dialogu, element i rëndësishëm demokracie
Kreu i vendit, në Gjirokastër
Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Greqi, polikanët pakt historik për vendin
Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Berisha: Nuk ka rritje taksash