E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter mberrin me Kiev i maskuar

Skuadra italiane e Inter ka mberritur ne Kiev te Ukraines, ku do te perballet diten e merkure per ndeshjen e vlefshme te Liges se Kampioneve me Dinamon e Kievit nen masa te forta sigurie anti grip.

Keshtu i gjithe stafi zikalter sapo ka zbritur ne aeroportin e Kievit eshe pajisur me maska shendetesore per te parandaluar perhapjen e mundshme te A/H1N1.

Ukraina eshte prane shpalljes se emergjences kombetare shendetesore si pasoje e gripit te derrit pasi ne mjaft pak kohe numri total i viktimave ka shkuar mbi 70.

Nderkohe kryebashkiaku i Kievit kerkoi diten e hene qe ndeshja mes Interit dhe Dinamos te zhvillohej me dyer te mbyllura dhe u beri thirrje tifozeve qe te mos e ndjekin takimin nga stadiumi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›