Inter ne Dublin per Fernandon

Marco Branca, drejtori teknik i Interit, ka udhëtuar në Dublin për të ndjekur finalen e Europa League mes Portos dhe Bragës.
Zikaltërit janë të interesuar për Fernandon, mesfushorin 23-vjeçar brazilian, i cili ka si specialitet rekuperimin e topave në mesfushë.
Inter është i gatshëm të ofrojë 13 milionë euro për të.
Gjithashtu, në shënjestrën e Interit janë edhe dy lojtarë të tjerë të Portos: sulmuesi Falcao dhe mbrojtësi i qendrës Rolando.