E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, në ankth për Eto

Gjendja e sulmuesit afrikan do të sqarohet gjatë orëve të ardhsme, por ndërkaq, në shtëpinë e Interit është e pamundur të fshihet një farë ankthi mbi situatën e autorit të dy golave në fitoren e mbrëmjes së djeshme 5-3 përballë Palermos.

Kamerunasi pësoi një dëmtim dhe e la në mes ndeshjen në “Meaca”. Pa dyshim që ai do të mungojë në ndeshjen kundër Livornos të dielën dhe objektivi është riaftësimi për ndeshjen vendimtare kundër Dinamos së Kievit në Ligën e Kampionëve.

Në transfertën e Livornos, Mourinjo do të krijojë një hapësirë në sulm për Diego Militon, që duhet të mësohet me minutat e lojës pas dëmtimit. Por edhe për Balotelin, që shkëlqeu në përballjen me Palermon të enjten.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›