E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja në kërkim të liderit, në garë 6 personalitete

Krerët e shteteve të unionit evropian janë në dilemë që nga dita e djeshme, ku po diskutohet për të përzgjedhur një nga gjashtë kandidaturat e propozuara për këtë post.

Në garë janë ish-kryeministri britanik, Toni Bler, kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, ai i Holandës, Jan Peter Balkanende, ish-kryeministri i Spanjës, Filipe Gonzales, ish-kryeministri i Austrisë, Wolfgang Schuessel, dhe ish-kryeministri i Finlandës, Paavo Lipponen.

Dilema e udhëheqësve evropianë është sesi duhet të jetë presidenti i bashkësisë, dhe për këtë po diskutohet mes tyre. Pjesa më e madhe e kandidaturave kanë profil të ulët, që do të sillte një figurë jo shumë potenciale për të përfaqësuar Bashkimin Evropian. Presidentët dhe kryeparlamentarët, fillimisht po negociojnë për kompetencat që do të ketë presidenti.

Figura më potenciale është ajo Toni Blerit, mbi të cilin janë ngritur edhe disa pikëpyetje. Një nga këto është rreshtimi i tij krah për krah Xhorxh W. Bushit në ndërhyrjen ushtarake në Irak, luftë të cilën shumica e shteteve evropiane nuk e përkrahën.   

Një tjetër pengesë për Blerin është edhe mospranimi i monedhës së përbashkët euro dhe refuzimi i sistemit të vizave “shengen” nga Britania e Madhe.

Vendet e Beneluksit janë shprehur qartë se nuk do të pranojnë në asnjë mënyrë Toni Blerin në krye të presidencës së unionit. Edhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi nuk po ndjehet në këtë çështje, ndërkohë që disa muaj më parë pyeste me habi, se “cili mund të jetë më i përshtatshëm sesa Bler për këtë post?!”.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›