Inter, numri 10 do t’i kalojë Zllatan Ibrahimoviçit
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilat i vendosin një herë e mirë kapakun largimit të sulmuesit suedez nga kampionët e Italisë. Interi i rikthehet sot përgatitjeve për sezonin e ri, dhe së shpejti do të niset drejt Shteteve të Bashkuara ku pjesë e skuadrës do të jetë dhe Ibrahimoviç.
Numrin 10 tek Interi e ka mbajtur më parë edhe legjenda e futbollit italian dhe atij botëror, Roberto Baxho. Sezonet e fundit numri i ka takuar brazilianit Adriano, i cili u largua nga kampionët në muajin prill.
Ndërkohë, numrin 8 të cilin e mbante Ibrahimoviç pritet ta marrë Tiago Mota.