E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter shansi i fundit per Ranierin

Claudio Ranieri do të jetë akoma trajner i Interit. Tekniku italian vazhdon të rrezikojë vendin e punës sepse Massimo Moratti e ka konfirmuar deri të dielën, ditën e ndeshjes ndaj Catanias.

Nëse zikaltërit do të humbasin edhe këtë takim, Ranieri me siguri do të shkarkohet nga detyra.

“Mendoj se Ranieri do të jetë trajneri i ekipit edhe të dielën, por duhet të flas me të”, deklaroi Moratti për mediat italiane.

Ndërkohë që padroni zikaltër është shumë i zhgënjyer për ndeshjen e dobët të skuadrës së tij në Napoli.

“Javën e kaluar mendova se e morëm veten, por ndeshja e fundit më tregoi të kundërtën”, u shpreh Moratti.

Në tetë ndeshjet e fundit zyrtare Interi ka humbur shtatë në të gjitha kompeticionet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›