E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter tenton për Pazzinin

Giampaolo Pazzini

Milano, 26 Janar NOA – Rebus në sulm për Interin. Moratti dhe Branca kanë shprehur haptas objektivin e tyre për të marrë një sulmues, pasi e konsiderojnë si diçka tepër të nevojshme për skuadrën.

Kështu, menjëherë janë lakuare emra nga më të shumtit. Ideja e fundit është ajo e sulmuesit të Sampdorias, Pazzini.

Megjithatë duhet theksuar se kjo marrëveshje është tepër e vështirë për tu realizuar

Alternativat në krahun tjetër nuk mungojnë ku pista për Di Vaion dhe Mutu, mbetet gjithmonë e hapur.

Një tjetër mundësi është dhe ajo e Luis Fabianos, një emër tepër i dëshiruar nga ana e teknikut brazilian, Leonardo.

Ndërkohë një mesfushë do të largohet Muntari dhe në vend të tij do të vijë nga Genoa, Kharja.

r.b/NOA

Tags: Branca, Genoa, Giampaolo Pazzini, Inter, Kharja, leonardo, Luis Fabiano, Milano, Moratti, Muntari, Mutu, Pazzini, Sampdoria

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›