Wolverhampton kërkon Lorik Canën

Wolverhampton bëri një kërkesë surprizë për mesfushorin shqiptar të Gallatasarajit, Lorik Cana.
Kapiteni shqiptar lëvizi drejt gjigantëve turq në gushtin e vitit të kaluar nga Sunderland.
“The Express & Star” shkruante se Wolves po përpiqet të sjellë nga Gallatasarji në shumën e 5 milionë sterlinave kapitenin Lorik Cana, i cili më para ka luajtur në Francë me Paris Sën Zhërmenin dhe Olimpikun e Marsejës.
Nëse do të realizohej transferimit, Wolverhampton do të ishte skuadra e pestë në karrierën futbollistike të mesfushorit shqiptar.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 26 Janar 2011