Interes per romane dhe librat historike ne Book Store
Në librarinë “Book Store” për këtë javë vihet re një interes i veçante i lexuesve kryesisht për romane, por edhe librat historikë kanë qenë në fokus të lexuesve. Ndërkohë që ndër librat më të shitur rezulton libri “Letra dashurie” i cili ka vetëm pak ditë që është publikuar. Ky libër ka në fokus dashuritë e emrave të mëdhenj botërorë.
Si gjithnje në librarinë “Book store” miq të përhershëm janë fëmijët, të cilët të shoqëruar me prindërit frekuntojnë këtë librari.
Por frekuentues të rregullt janë dhe grupmosha të ndryshme për të bërë blerjet e tyre.
Ndërkohë që në këndin e librave të rinj mund të veçojmë librat historikë, romanet, fjalorët dhe librat për fëmijë në gjuhë të huaj.
Libri “Në syrin e ciklonit” vjen në shqip nga Xhevdet Shehu. Vitet e mia në CIA vjen nga Georg Tenet me Bill Harloë.
E gjithë paraqitja e fakteve , opinioneve ose analizave në këtë libër janë të autorit dhe nuk mund pasqyrojnë pozitat apo pikëpamjet zyrtare të CIAS. Asgjë në përmbajtje nuk duhet interpretuar si vërtetim i pohimeve apo përfshirjes së qeverisë amerikane për informacionin, apo si pohim i agjencisë për pikëpamjet e autorit. Materiali është i riparë nga CIA për të parandaluar zbulimin e informacionit të kualifikuar.
Pier Milzo prezanton veprën më të fundit “Historia e Italisë“. Nga origjina deri në ditët tona. Këtu pasqyrohen njerëzit, idetë dhe ngjarjet që bënë historinë e italisë.
Shqipëria e panjohur vjen nga studiuesi Gabriel Luis Yaray, i cili konsiderohet ndër studiuesit më të mirë të Europës, që sjell veprën në mbretërinë e re të shqiptarëve. Këtu pasqyrohet një fakt që në këtë furrë shkrirjesh të Islamit, i vetmi nga të gjithe kombet e Turqisë të Europës, që qëndroi dhe nuk u shkri ishte kombi shqiptar.
Ndërkohë që në prurjet e reja nuk mungojnë edhe romanet.
Shkrimtarja Muriel Brbery sjell librin “Elegancë e Iriqit”. Autorja i bën personazhet e saj që hap pas hapi të reflektojnë dhe të ndryshojnë vizionin e tyre për jetën. Romani ështeë një rrëfim modern i një aventure njerëzore, një refleksion filozofik mbi kuptimin e jetës.
Për këtë javë nuk mungojnë edhe fjalorët si fjalori serbisht- shqip nga studiuesja Violanda Canko, i cili përmban mbi 20 mijë fjalë bazë shprehje dhe shpjegime.
Ndërsa ndër librat në gjuhë të huaj mund të veçojmë librin me përralla për fëmijë në anglisht, i cili është i shoqëruar edhe me foto, për t’u kuptuar më lehtë.
Nga Ylber Hysi vijnë tre “Atlas gjeografik” ku pasqyrohet bregdeti shqiptar dhe “Shqipëria turistike”. Këto libra përmbajnë të dhëna të hollësishme për pikat turistike në shqip dhe anglisht.