Interesat politike të LSI e PS-së përplasen edhe tek hetimi i Gërdecit
Selia ylberiste ka dalë dje zbuluar teksa ka pranuar se e gjithë beteja mediatike në Kuvend dhe jashtë tij është e motivuar vetëm nga interesa të ngushta politike dhe nuk ka të bëjë
aspak me interesin për zbardhjen e plotë të tragjedisë së Gërdecit. Grupi parlamentar i
LSI-PDS, me anë të një këkese dërguar Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli kërkon ngritjen e një komisioni hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për hetimin e veprimtarisë së Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me zhvillimin e reformave në fushën e mbrojtjes që siguron anëtarësimin në NATO dhe çështjet e sigurisë kombëtare që rrjedhin nga problematika që ka krijuar proçesi i çarmatimit të ushtrisë në veçanti, kërkesë kjo e bazuar në nenin 77 dhe 78 të Kushtetutës si dhe në nenet 3 dhe 5 të ligjit 8891 datë 2.05.2002 “ Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”. “Tashmë Shqipëra është përfshirë në një proçes të rëndësishëm të reformimit të ushtrisë dhe pregatitjes së saj për tu anëtarësuar në strukturat e NATO-s është e domosdoshme që Kuvendi të vihet në dijeni lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare që ka për këtë qëllim si edhe në ç’fazë ndodhet ky proçes aktualisht. Ndaj është e domosdoshme që Kuvendi i Shqipërisë brënda funksioneve që ai kryen të vihet në dijeni se çfarë hapash konkrete dhe efektive ka ndërrmarë qeveria Shqiptare në përgjithësi dhe Ministria e Mbrojtjes në veçanti për përgatitjen e kushteve që do të bëjnë të mundur marrjen e ftesës për anëtarësimin në NATO. Duke qenë se mjaft çështje dhe problematika që trajton Ministria e Mbrojtjes lidhen jo vetëm me modernizimin e ushtrisë në aspektin konceptual por edhe atë logjistik dhe që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me problemet e sigurisë kombëtare është e nevojshme që të hetohen këto proçedura të modernizimit të ushtrisë në përgjithësi dhe çarmatimin apo eliminimin e armatimit te vjetër të trashëguar”, thuhet në kërkesë. Duke iu referuar ngjarjes katastrofike në zonën e Gërdecit pa dyshim që zbuloi një problematikë të rënduar që lidhet me trajtimin dhe eliminimin e municionit të vjetër. Sipas tyre, Kuvendi duhet të njihet me faktin se si paraqitet aktualisht gjëndja me stokun e armatimit që duhet eliminuar, me rrezikshmërinë që ai paraqet imediatisht, me faktin se si është trajtuar ai deri më sot dhe si mendohet të veprohet në të ardhmen për parandalimin e katastrofave dhe ngjarjeve të rënda. Është e domosdoshme që brënda kopetencave dhe detyrimeve që kanë organet përkatëse, Kuvendi duhet të informohet nëse ka qënë të rregullta dhe të bazuara në ligj, orientimet, veprimet dhe procedurat e strukturave të Ministrisë së Mbrojtjes (Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoritë Operative, MEIKO etj) për operacionet e zhvilluara në drejtim të trajtimit, asgjesimit apo shitblerjes të armatimit dhe të municioneve stok. “Ne gjykojmë se veprimtaria e Komisionit Hetimor të Kuvendit do të ketë për qëllim jo vetëm njohjen e problematikës së rëndësishme që trajtuam më sipër, me zhvillimet pozitive apo negative të elementëve të veçantë të kësaj veprimtarie të trajtuara nga Qeveria apo nga Ministria e Mbrojtjes, por edhe me faktin se e tërë kjo problematikë ka nevojë jo vetëm për një transparencë të gjerë, por edhe me përmirsime të kuadrit ligjor të nevojshëm që duhet të rregullojnë problematikën e fushës së mbrojtjes dhe e sigurisë kombëtare”, bëhet e ditur në kërkesën e grupit parlamentar LSI-PDS, për ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me veprimtarinë e ministrisë së Mbrotjes në përgatitjet për integrimin e vendit në NATO dhe përgjegjësinë që do ti referohet cështjes së tragjedisë së Gërdecit.
Megjithatë kjo është kundërshtuar po dje nga lidershipi Partia Socialiste e cila ka bërë dje me dije se do të përpiqet të bojkotojë sot punimet e seancës plenare, për efekt të nekropolitikës së saj sabotuese dhe asgjesuese të veprimtarisë legjislative të Kuvendit të Shqipërisë. Duke shfrytëzuar tragjedinë e Gërdecit si lojë politike, Partia Socialiste ka paralajmëruar dje shumicën parlamentare dhe vetë Kryeteren e Kuvendit Jozefina Topalli, me anë të kryetares së grupit parlamentar Valentina Leskaj, se në seancën e sotme plenare në rendin e ditës nuk do të ketë gjë tjetër vecse diskutimeve për tragjedinë e Gërdecit se në të kundërt séance do të bllokohet. Megjithëse javën e kaluar në rendin e ditës u përfshinë diskutime të gjëra në lidhje me shpjegimet për tragjedinë në Gërdec, Partia Socialiste duke qenë se dështoi në tubimet e organizuar nga ajo vetë apo edhe me ndërhyerjen e LRI-së e të OJF-ve si Aksioni Civil, për të mbledhur sa më shumë njerëz në mbështetje të alternativës revolucionare, po kërkon që me anë të sallës legjislative të bëjë propagandën gafomanike të radhës, duke sulmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pabaza të dhënash qeverinë Berisha. Në këtë aspect, Partia Socialiste vazhdon të shprehet e pakënaqur edhe me punën e organit të akuzës I cili po merret me hetiminim e çështjes në fjalë, ku sic dihet përgjegjësit kryesorë të kësëaj tragjedie janë njerëz të pasururar gjatë qeverisjes socialsite dhe të mbrojtur ligjërisht nga qeveria paraardhëse, deri në momentin e prishjes së pazareve me pushtetarët e asaj kohe, që në mënyrë flagrante dhe të menjëhershme Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të qeverisjes socialiste zbuloi skandalin e Delijorgjit me evazionin fiscal që I kishte sjellë shtetit një dëm ekonomik që llogariej përafërsisht në 1.3 milionë euro. Ndërsa sot kur një pjesë e përgjegjësve të kësaj tragjedie, pavarësisht se organi I akuzës është në proces hetimi, janë përpara drejtësisë, PS po synon të bojkotojë punimet e Kuvendit me arsyen e thjeshtë se duhet të vazhdojë diskutimet për tragjedinë e Gërdecit. Në fakt gjithkush mund të dyshojë se PS po përpiqet që të tërheqë vëmendjen e grupeve të hetimit, duke sjellë amulli në politiknë ditore në vend, c’ka do të sillte edhe shpërqëndrim të punës së organeve të hetimit që po hetojnë shkaqet e zhvillimit negative dhe tragjik në Gërdec. Kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj tha dje se të majtët nuk do të lejojnë që seanca e ditës së enjte të vazhdojë me asnjë rend tjetër dite veç tragjedisë. Tragjedia në Gërdec ka shkaktuar debate në Konferencën e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare. Sipas kryetares së grupit kuvendor socialist, Valentina Leskaj, të majtët nuk do të lejojnë që seanca e ditës së sotme të vazhdojë me asnjë rend tjetër ditë veç tragjedisë. Për një tragjedi të tillë sipas Leskaj, kryeministri Berisha duhet të japë llogari si përgjegjësi kryesor.
Rama spekulon mbi ndihmat qeveritare në Gërdec/Kryesocialisti Edi Rama, ka tjerrë dje gjatë ditës së radhës të deklaratave boshe dhe nekropolitike në drejtim të shumicës parlamentare, duke kërkuar largimin nga qeveria të Kryeministrit Berisha dhe ardhjen në pushtet sipas tij të një qeverie që të veprojë në bazë të një emëruesi të përbashkët, duke specifikuar interesat personale, korrupsionin galopant ashtu si në qeverisjen paraardhëse dhe frymën në rritje të nepotizmit sipas tipit të Edvinit. Kësisoj, në përpjekje e sipër për të hedhur përgjegjësitë në mënyrë të njëanshme dhe duke nxjerrë xhaketat e vjetëruara nga korrupsioni socialist të lara nga ky proçes intrigash dhe thagmatik që e ka futur PS, ai po shfrytëzon momentet tragjike në vend përvecse për kapital politik ashtu edhe për antireklamë ndaj shumicës parlamentare. Ndonëse qeveria mori të gjitha masat e nevojshme për tu ardhur në ndihmë të lënduarve nga tragjedia në Gërdec, Edvini dhe hispanikët vasalë të tij në selinë e Partisë Socialiste hartojnë strategji të pakuptimta dhe të pa eksploruara mediatikisht për faktin se karakterizohen nga shterpërsia dhe skarciteti ideor që ka pllakosur idealistët polititë neokomunistë në selinë rozë. Dje ai doli përsëri, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Berisha, ndonëse me një deklaratë të tillë nuk reshti së pas pikërisht dy ditësh pasi kishte ndodhur tragjedia në Gërdec, atëherë kur vëmendja e të gjithëve ishte fokusuar tek fati tragjik i atyre njerëzve të pafajshëm që përjetuan momentet më të dhimbshme sipasojë e shpërthimit madhor të municioneve të Enverit që ishin grumbulluar gabimisht në zonën e banuar të Gërdecit. Ai përsëri kërkoi dje largimin nga qeveria të kryeministrit Berisha dhe qeverisë që drejton, për ti hapur rrugë hetimit nga ana e prokurorisë dhe për nxjerrjen e përgjegjësve të vërtetë përpara ligjit. Në këtë kontekst, Rama duke mos njohur rregullat e jurisprudencës dhe funksionimit të organit të akuzës, pasi është pikërisht organi I akuzës institucioni që kërkon lënien e imunitetit dhe të bërit të disponueshëm para organeve të drejtësisë. “Kjo tragjedi, tregoi në mënyrën më spektakolare e rrënqethëse dhe po na e provon përditë, në mënyrën më kuptimplotë, se shteti i interesave të popullit sovran nuk funksionon, se qeveria e dalë nga vota e lirë e qytetarëve, i ka dhënë vetes lirinë të minojë të gjithë ngrehinën e shtetit, në funksion të një korrupsioni me përmasa që askush nuk është në gjendje t’i perceptojë dhe t’i llogarisë deri në fund, për nga madhësia, shtrirja dhe thellësia e tyre. Duke ndjekur me vëmendje dhe shqetësim, orë pas ore e ditë pas dite, ecurinë e punës së qeverisë për zbutjen dhe shërimin e plagëve të rënda, që hapi në zonën e Gërdecit e të Vorës, papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni që ka kapur në fyt këtë mazhorancë, konstatoj me keqardhje dhe shqetësim të thellë, se nuk ka as plan dhe as transparencë për t’i kuruar këto plagë në kohën e duhur dhe në mënyrën më të efektshme. S’ka asnjë dyshim se pasojat e shpërthimit katastrofik të Gërdecit, do të kishin vënë në vështirësi edhe qeverinë më të përgjegjshme e më të aftë, e jo më këtë çetë të korruptuar deri në palcë personazhesh që janë bërë gazi e turpi ynë, nën drejtimin e një kryeministri që nuk mund të bëjë më asgjë të arsyeshme, sesa të dorëhiqet e të dorëzohet në prokurori, por s’ka po ashtu asnjë dyshim se është e turpshme që familjet e ngujuara në godinat e shtetit në Durrës pas arratisë me rrobat e trupit në orët e tmerrit, të mos kenë akoma sot këpucë e ndërresa për fëmijët, të mos kenë rroba e ngrohje, të mos kenë mjekim e ilaçe falas për të sëmurët”, tha ai, duke treguar një kulturë të vakët informuese për ngjarjen në fjalë, për faktin se qeveria ka marrë masat e duhura dhe se mendja e tij nuk është përqëndruar në mundësitë që duhet të ofrohen për kapërcimin e kësaj situate, por duke iluzionuar që bulevardi I Tiranës të jetë I tej mbushur nga njerëz pro nekropolitikës. Ai vijoi më tej duke theksuar se nuk konstatojmë dot asgjë tjetër që të na qetësojë lidhur me fatin e me ardhmërinë e qindra familjeve që presin të kthehen në shtëpi, si edhe lidhur me dëmshpërblimin e mbi 1000 familjeve të tjera apo plot sipërmarrjeve që jetojnë aktualisht në banesa e godina të dëmtuara. “S’ka asnjë shqiptare e shqiptar që nuk është i gatshëm të kontribuojë për të ringritur në këmbë atë komunitet të bombarduar nga papërgjegjshmëria, paaftësia dhe korrupsioni i kësaj qeverie, që s’duhet të rrijë asnjë minutë më shumë në detyrë, sepse vetëm dëme di të bëj. Por, me çfarë të drejtë morale, kushtetuese dhe ligjore, kryeministri që ka përgjegjësinë kryesore për këtë katastrofë, po udhëheq një dyndje të shtetit në xhepat e shqiptarëve nënpunës për të nxjerrë me pahir lekë ekstra, ndërkohë që fondi i emergjencës së buxhetit të këtij shteti, është bashkëkontributi i këtyre shqiptarëve, të cilët po e paguajnë në këtë mënyrë dy herë, jo një fatkeqësi natyrore, por fatkeqësinë e të paturit në krye, një qeveri që pasi bombardoi qindra familje të pafajshme, po u merr lekë mijëra familjeve të tjera, për të kompesuar dëmet e pallogaritshme të papërgjegjshmërisë, paaftësisë dhe korrupsionit të saj”, vazhdoi më tej ai.
Leonard Quku