Interesi i LDK’së

Deklaratat e Isa Mustafës për dalje të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Qeveria Thaçi, duket se nuk ua kanë prishur qejfin zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të premten pritej që Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës të qartësonte pozicionin e saj rreth deklarimeve të Mustafës, por kjo nuk ndodhi. Zyrtarë të lartë të kësaj partie të premten kanë dalë para gazetarëve me qëndrime jo të prera për deklaratat e kreut aktual të Komunës së Prishtinës.
Në bazë të deklarimeve, ata kanë lënë të kuptohet se aktualisht janë edhe për vazhdim të koalicionit, por edhe për deklarata të tilla që godasin Partinë Demokratike të Kosovës, partnere e koalicionit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Ismet Beqiri, kishte thënë se qëndrimet e Mustafës po respektohen, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ramë Manaj, ka thënë se koalicioni do të vazhdojë deri në një vendim tjetër.
I kontaktuar nga Express, të shtunën, Beqiri nuk ka pranuar të flasë rreth qëndrimit ambiguoz që është duke përçuar kjo parti rreth pozicionit të saj në koalicionin aktual.
“Krejt çka kam thënë e kam thënë dje. Ajo është edhe në gazetën tuaj”, ka thënë Beqiri për Express, të shtunën.
Një ditë më herët, Beqiri kishte thënë se qëndrimi i Mustafës nuk po injorohet dhe se deklarata të tilla nuk përbëjnë risi, por ai nuk ka marrë një qëndrim për deklarime të tilla.
Nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, i cili komentet e Mustafës i ka vlerësuar si “sharmante”, të shtunën nuk ka hapur telefonin.
Përveç Mustafës, qëndrime të ngjashme në LDK kanë edhe disa anëtarë të Kryesisë, si Naser Osmani, bie fjala, i cili po ashtu mban qëndrim për largim të LDK’së nga qeveria. Por, qëndrime të tilla mbajnë edhe zyrtarë tjerë që nuk preferojnë të deklarohen publikisht.
Qëndrimet kontradiktore të zyrtarëve të LDK’së vijnë pasi që në këtë situatë ndërhyri kryetari i kësaj partie, Fatmir Sejdiu.
Burime të Express thonë se Sejdiu i ka kërkuar Isa Mustafës të mos tërhiqet nga deklaratat për prishjen e koalicionit, derisa Kryesisë së LDK’së i ka dërguar mesazhe që mos të merren me deklarimet e Kryetarit të Prishtinës.