E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesimi për artizanalet tradicionale turke

Interesimi i kosovarëve dita ditës është në rritje për trajnimet e artit dekorativ Ebru, artit të dekorimit të stolive dhe dekorimit të drurit, i cili është hapur në Prishtinë me iniciativën e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve Profesionale (KOMEK) të Komunës së Konja’së së Turqisë dhe Asociacionit për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA).

Interesimi i madh dhe këmbëngulja e të interesuarve për pjesëmarrje në trajnime të arteve dekoruese dhe artizanaleve turke ka obliguar trajnuesit të hapin klasa shtesë për të interesuarit. Në trajnimet e hapura në bashkëpunim ndërmjet TIKA-së dhe KOMEK-ut marrin pjesë 106 persona prej profileve të ndryshme si student, artistë, amvisë etj.

Trajnimet e hapura më 24 Mars 2012 në Prishtinë do të zgjasin 3 muaj. Gjatë trajnimeve KOMEK-u do të emërojë trajnuesit profesional të cilët ndërkohë do të bëjnë përzgjedhjen e pjesëmarrësve më të suksesshëm të trajnimt dhe të cilët më vonë do të ndjekin trajnime të avancuara të arteve dekorative në Konja të Turqisë si dhe do të organizohet ekspozitë e punimeve të pjesëmarrësve të trajnimit.

Pjesëmarrësit e trajnimit të avancuar në Konja më pas gjatë vitit akademik 2012-2013 do të punësohen si trajnues në qendra të ndryshme të Kosovës dhe kështu do të sigurohet përhapja e trajnimeve të artizanaleve tradicionale Turke në tërë Kosovë. (Kosovapress)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›