Pogradec nxirret i vdekur nga miniera 33-vjecari

Një 33-vjeçar, qe mbeti i bllokuar në një prej galerive të minierës në
fshatin Vërdovë të Pogradecit, u nxorr i pajete mesditen e se enjtes. Geron Xhuke hyri pasditen e së të mërkurës në minierën e braktisur për të mbledhur skrap,
por mbeti i bllokuar aty.
Njoftimi është bërë në blutë e komisariatit të Pogradecit nga babai i 33-vjeçarit, i cili rreth orës 1 pas mesnate ka sinjalizuar vonesën e djalit duke dyshuar se ai mund të jetë bllokuar në minierë.Sipas familjarëve 33-vjeçari, baba i dy fëmijëve, sapo ishte kthyer nga emigrimi dhe kanë qenë kushtet ekonomike ato të cilat e kanë detyruar të hyjë në minierë dhe të rrezikojë jetën për të siguruar pak të ardhura.
Pak orë më parë kanë mbërritur në këtë minierë edhe forcat e RISHM-it, të cilat kanë hyrë në galeri, duke gjetur trupin e pajete ne galeri.