Interforcë, zyrë koordinimi për policitë në Ballkan
Zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë do të kthehet në një qendër koordinimi për gjithë policitë e Ballkanit. Kjo është zyrtarizuar gjatë takimit që drejtori i policisë italiane ka pasur me zyrtarë të lartë të policisë italiane dhe është publikuar në një konferencë për shtyp me homologun e tij, Ahmet Prençi.Manganelli bëri me dije se zyra e policisë italiane në Shqipëri do të bëhet qendër koordinimi e të gjitha zyrave të policive evropiane te pranishme ne Ballkan. Drejtori Manganelli deklaroi se "pala italiane po punon me partnerët e tjerë europianë për ngritjen e një grupi pune me oficerët e kontaktit të këtyre vendeve në Shqipëri, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy policive tona duhet të kthehet në model referimi për vendet e tjera". Sipas tij, "ky proçes bashkëpunimi dhe koordinimi do të udhëheqë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.