E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Shehu dëshmi për çështjen "Hoxha"

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Agim Shehu ka dëshmuar para Gjykatës së Krimeve të Renda në lidhje me rrëmbimin dhe me pas vrasjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Agim Shehu, i cili asaj kohe ishte edhe zv.ministër i Brendshëm, ka deklaruar se i është kërkuar të hetojë rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës dhe për këtë kishte vënë në dijeni presidentin e republikes që në atë kohë ishte Sali berisha ,dhe kryetarin e kuvendit të ndjerin Pjeter Arbnori. Sipas tij, në letrën që i kishte dërguar presidentit të asaj kohë, i kishte shkruar se "Nga hetimet e bëra deri tani nuk rezulton të jenë zbuluar autorët e kësaj vepre dhe nuk është bërë e mundur zbulimi i autorit". Sipas Agim Shehut, ai ishte njohur me zhdukjen e Remzi Hoxhës vetëm pas kalimit që kishin bërë në "Komisariatin nr 3" në Tiranë të afermit e tij,dhe se nuk kishte pasur dijeni me parë për zhdukjen apo rrëmbimin e Hoxhës. I pyetur nga prokuroria nëse kishte dijeni për targën që mendohet që ka rrëmbyer biznesmenin shqiptaro- maqedonas, Shehu është përgjigjur se është intereseuar në policinë rrugore për targën dhe rezultonte se kjo targë nuk ishte hedhur në qarkullim nga polcia. Ndërsa për rrembimin e Zizo Kristopulit ish drejtori i Policisë së Shtetit Agim Shehu është përgjigjur se emrin e tij e ka degjuar vetëm nëpërmjet mediave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›