Interi do të presë Panathinaikosin pas fitores me Juven
Milano - Interi do të luajë sonte ndeshjen e radhës për Ligën e Kampioneve në grupin B. Zikaltërit do të preisin grekët e Panathinaikosit në stadiumin “San Siro”. Interistët do të kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv pas atij të arritur në ndeshjen e parë në Athinë.
Djemtë e Murinjos vijnë në këtë takim pas fitores së shkëlqyer në përballjen direkte për kampionatin italian me Juventusin. Në formacionin e parë, në vend të Samuelit pritet të aktivizohet Kordoba, pasi i pari nuk është i përfshirë në listën e Interit për Ligën e Kampioneve.
Me interesim pritet edhe paraqitja që do të bëjë Adriano, pasi tani duket se i ka sheshuar konfliktet me trajnerin e tij. Në ndeshjen e parë në Athinë, braziliani arriti të shënonte dy gola për italianët, duke i dhënë atyre fitoren.
Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të skuadrave në përballjen e kësaj mbrëmjeje në “San Siro”.
Inter-Panathinaikos
INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Cordoba, Materazzi, Maxëell; Zanetti, Cambiasso, Muntari; Stankovic; Adriano, Ibrahimovic. Trajner: Mourinho.
PANATHINAIKOS (5-4-1): Galinovic; Nilsson, Vintra, Goumas, Sarriegi, Spiropoulos; Gabriel, Simao, Gilberto Silva, Karagounis; Mantzios. Trajner: Ten Cate.
Gjyqtar: Ovrebo (Norvegji).