E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fiton dhe merr kryesimin (video)

Skuadra e Mourinjos, i cili nuk ndodhej në pankinë për shkak të skualifikimit, mbylli gjithçka që në pesë minutat e para të ndeshjes.

Samuel Eto shënoi pas vetëm 120 sekondash lojë, mdërkohë që Diego Milito dyfishoi tre minuta më pas.

Në minutën e 32-të është Lusio, që i ardhur nga thellësia e mbrojtjes, shënon me kokë pas një goditje këndi.

Pesë minuta më pas, Laveci, i harruar në zonën e vendasve, shkurton diferencën e golave.

Përfundon 3-1, edhe pse në pjesën e dytë zikaltrit patën edhe raste të tjera për të thelluar rezultatin. Pas kësaj fitoreje, e katërta në pesë javët e para të serisë A, Interi ngjitet në kuotën e 13 pikëve, një më shumë se Juventusi që luan sot në transfertë ndaj Xhenovas.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›