E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinton- Metës: Bashkëpunim të ngushtë midis dy vendeve

Kjo darkë u organizua gjatë Sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në të cilën ishin ftuar Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së dhe NATO-s. Gjatë kësaj darke Ministrat e Jashtëm të Aleancës së Atlantikut diskutuan rreth një sërë çështjesh të një rëndësie të veçantë për paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së. 

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Meta u takua dhe zhvilloi një bisedë të ngrohtë me Sekretaren e Shtetit Klinton, e cila e përshëndeti Meta për marrjen e funksioneve dhe i uroi atij suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të rëndësishme politike për Shqipërinë.

Znj. Klinton i konfirmoi Z. Meta vullnetin e SHBA për një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve në të gjitha nivelet dhe i theksoi atij besimin e plotë tek roli tepër konstruktiv dhe i rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur dhe do të luajë si një partnere e afërt e SHBA për mbarëvajtjen e sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.

 Meta, në emër të Qeverisë shqiptare e siguroi Znj. Klinton për angazhimin maksimal të Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve si anëtare e NATO-s dhe dedikimin e Qeverisë për t’iu afruar sa më shpejt integrimit të plotë evropian.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›