Interi, gjithçka ose asgjë: Inzaghi, me më të mirët për sprintin final

Ajri është aq i mirë sa duket se asgjë nuk mund të shkojë keq. Dhe kështu, me finalen e Ligës së Kampionëve në horizont dhe një titull të rikthyer papritur në lojë, Simone Inzaghi është gati të heqë pluhurin nga emrat e tij të mëdhenj për të provuar dhe për të përfunduar një sezon tashmë absolutisht pozitiv me nota të larta. Kalendari është i ngjeshur.
Mes Lazio, Como dhe PSG, pra, më të mirët do të dalin në fushë. Gjithmonë. Nga Sommer te Calhanoglu, duke kaluar nga Barella dhe Thuram, me përjashtim të vetëm, tani për tani, Lautaro Martinez, i cili do të mungojë në ndeshjen ndaj bardhekaltërve si masë paraprake.
Ideja, me boshatisjen gradualisht të infermierisë, t’i kërkohet grupit një përpjekje e fundit për të arritur të dy objektivat, nga ana tjetër të mbërrijë sa më mirë për sfidën ndaj PSG-së, padyshim një objektiv i madh për kampionët e Italisë.
Të mos mendosh me obsesion për finalen e Mynihut do t’i lejojë zikaltërit të arrijnë atje me përqendrimin e duhur. Arritja atje, ndoshta, me një kampionat në xhep, do të fuste karburant të ri, themelor në këmbët e tyre, sepse asgjë nuk jep më shumë forcë sesa një fitore.
Vetëkuptohet që ndeshja ndaj Lacios është një hap i rëndësishëm. Para së gjithash, sepse bardhekaltërit, të angazhuar në një ndjekje të komplikuar të Champions League, nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë. Më pas sepse në një farë mënyre lajmet që vijnë nga Parma ku do të luajë Napoli mund të ndikojnë në ecurinë e sfidës në San Siro. Dhe sigurisht, ata në Meazza mund të shtojnë presion ndaj skuadrës së Contes.
Ndërkohë, teksa trajneri i Napolit po merret me mungesat, Inzaghi po rikuperon Frattesi, Pavard dhe Mkhytarian të cilët edhe sot bënë punë të diferencuara por do të rikthehen në formë të plotë me grupin nga nesër dhe pasnesër. Më pas do të punohet për kthimin e Lautaros. Të gjitha në një javë që do të mbyllë kampionatin para përgatitjes për finalen e Champions League më 31 maj. Kemi arritur në fund dhe është koha për të bërë një bilanc: gjithçka ose asgjë për të bërë sërish historinë e Interit.