Interi i'a ulë ofertën Barcelonës

Samir Handanovic mund të jetë portier i ri i Barcelonës. Tani është skuadra e Interit ajo që e ka afruar portierin slloven më afër Barcelonës.
Sipas mediave italiane, Inter i ka bërë me dije Barcelonës se e ka ulur ofertën për Handanovic në 25 milion, nga 30 milion sa ishte oferta e parë.
Interi thuhet se e dëshiron shitjen e Handanovic për të mbledhur fonde për blerjen e disa lojtarëve në këtë afat kalimtar./Indeksonline/