E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obi Mikel, Chelseat: Unë po iku

John Obi Mikel e ka paralajmëruar largimin nga Chelsea. Mesfushori nigerian ka thënë se ka pranuar një ofertë nga Galatasaray dhe se është e vështirë për ta refuzuar.

"Bisedimet mes meje dhe Galatasarayt kanë arritur në një fazë përfundimtare. Drogba më ka propozuar këtë kalim i cili më ka tërhequr mjaft. Stambolli është një qytet fantastik dhe se jam i kënaqur me këtë lëvizje. Në Chelsea kam ende kontratë por nuk jam i bindur se ata e duan qëndrimin tim atje" ka thënë Obi Mikel./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›