E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi kunder Totenhemit e kthen ne nje stervitore

TIRANE-Interi i Rafa Benitez nuk njeh me ndalese ne Champions League duke fituar 4-3 ndaj Totenhemit ne San Siro. Per zikalterit kane qene 90 minuta stervitore ndaj nje ekipi me shume deshire dhe talent por me pak pervoje. Rezultati ne fund nuk i pergjigjet shume lojes ne fushe pasi kampioneve te Evropes u kane mjaftuar vetem 14 minuta per te shenuar tre here nderkohe qe me pas thjesht kane administruar rezultatin. Ndeshja ka nisur menjehere me gol per zikalterit nderkohe qe anglezet nuk kishin prekur asnje top. Maikon ndermorri nje aksion nga e djathta dhe pas disa kombinimeve topi i shkoi Zanetit qe i vetem me Gomesh arriti te shenonte. 7 minuta me pas portieri Gomesh rrezon Biabiani dhe arbitri jep penallti e karton te kuq. Eto nuk fal duke cuar shifrat ne 2-0. Ne minuten e 14-te Stankovic shenon me nje goditje te bukur ne hyrje te zones nderkohe qe 10 minuta para mbylljes se pjeses se pare Eto shenon edhe golin e katert. Praktikisht ndeshja u mbyll ketu por Totenhemi nuk u dorezua edhe pse me 10 vete. Garet Bejl shenoi ne minuten e 52-te ndersa i njejti lojtar realizoi dy here ne minutat 90 dhe 91 duke trembur disi tifozet zikalter. Gjithsesi Interi mundi te ruaje fitoren. Ne takimin tjeter te ketij grupi Tvente dhe Verder Bremen kane ndare nga nje pike pas barazimit 1-1 mes tyre. Jansen realizoi per holandezet cerek ore para fundit por avantazhi zgjati vetem 5 minuta pasi Arnautovic barazoi.
Grupi B
Ne grupin B jane pervijuar pak a shume dy skuadrat qe do te kualifikohen per ne turin tjeter edhe pse ka ende 3 ndeshje per tu luajtur. Lioni mori fitoren e trete ne po kaq ndeshje duke mposhtur 2-0 Benfiken ne Gerland. Briand realizoi ne minuten e 22-te nderkohe Gaitan la Benfiken me 10 vete ne fundin e pjeses se pare. Shtate minuta nga nisja e pjeses se dyte Lisandro Lopez realizoi golin e nokautit per kampionet e Portugalise pas nje aksioni te gjate ne zone. Nderkaq Shalke mundi 3-1 Hapoelin e Tel Avivit duke u ngjitur ne kuoten e 6 pikeve. Heroi i gjermaneve ishte Raul Gonzales qe realizoi nje dopiete duke u konfirmuar si nje mbret ne Champions League.
Grupi C
Mancester Junajtid ka shenuar vetem 2 gola por ato i kane mjaftuar per te marre 7 pike ne kete edicion te Champions League. Djajte e Kuq kane mposhtur 1-0 Bursasporin dje ne Old Traford duke treguar se pavaresisht renditjes mbeten nje ekip me probleme ne kete fillim sezoni. Luis Nani me nje goditje nga 30 metra ishte autori i golit te fitores per anglezet ndersa Bursa ishte e pafuqishme. Nderkohe ne Glazgou Rejnxhers dhe Valencia barazuan 1-1 ne nje takim spektakolar. Edu beri gjithcka ne kete ndeshje duke shenuar ne pjesen e pare per skuadren e tij Rejnxhers dhe duke barazuar ne te dyten me nje autogol.
Grupi D
Barcelona thuajse ka siguruar kualifikimin per ne turin tjeter pas fitores 2-0 te arritur mbreme ndaj FC Kopenhagen ne Kamp Nou. Dy gola te Lionel Mesit njeri ne minuten e 19-te nga jashte zones dhe tjetri ne shtese vetem 2 metra me portierin i kane dhene fitoren e dyte ekipit katalanas. Danezet mund te kishin barazuar ne fillimin e pjeses se dyte por NDaje nuk mundi ta coje ne rrjete nje top te kthyer nga shtylla ne nje kohe qe porta ishte bosh. Ne takimin tjeter te grupit D Panathinaikos dhe Rubin Kazan barazuan pa gola ne Athine.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›