E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi mposht Kopenhagen

Barcelona ka arritur qe te mposhte relativisht veshtire skuadren daneze Kopenhagen ne ndeshjen e zhvilluar ne Camp Nou ndersa Panathinaikos ka barazuar ne shtepi pa gola me Rubin Kazanin sfida keto te vlefshme per Grupin D te Liges se Kampioneve.

Pjesa e pare i takoi plotesisht Barcelones me disa raste shume te mira te treguara per Blaugranet. Sidoqofte Lionel Messi e cmontoi ndeshjen vetem pas 19 minutash loje kur shtangu portierin danez me supergolin e realizuar per 1-0.

Ne pjesen e dyte Kopenhagen pati rastet duke perfshire ketu dhe transverzalen e NDoye. Megjithate Lionel Messi deshiroi te behej lojtari i ndeshjes kur realizoi per 2-0 ne minuten e fundit te takimit.

Pas ndeshjeve te treta Barcelona ka shtate pike ne poziten e pare ndersa Kopenhagen gjendet ne poziten e dyte me gjashte pike. Panathinaikos pas barazimit pa gola me Rubinin gjendet ne poziten e katert. Skuadra ruse Rubin Kazan e sheh veten ne poziten e trete me dy pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›