Interi mund të lërë Ibrahimoviçin për Higuain
Milano - Rruga e vetme e Realit për të marrë Zllatan Ibrahimoviçin nga Interi është t’i japë këtyre të fundit të riun Higuain. Lajmin e bën të ditur “Corriere dello Sport”, e cila thotë se kjo është mundësia e vetme për të bindur Moratin.
Ditët e fundit suedezi Ibrahimoviç i ka tensionuar shumë tifozët e skuadrës së tij, pasi ka deklaruar se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve edhe me ndonjë ekip tjetër. Kjo gjë ka ngjallur irritimin e interistëve, të cilët e fishkëllyen gjatë takimit të fundit me Lacion.
Ndërkohë, mediat spanjolle deklarojnë se madrilenët e Realit mund të përdorin edhe Huntelarin dhe Robenin për të arritur tek Zllatan Ibrahimoviçi.