E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Prioritet shëndetësisë

Durrës-Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta zhvilloi sot një vizitë në Spitalin rajonal të Durrësit. Gjatë vizitës në këtë spital, meta takoi dhe bashkëbisedoi me mjekë dhe pacientë, të cilët ndodhen të shtruar në këtë spital. Meta dëgjoi nga afër ankesat e të sëmurëve për ilaçet, të cilat janë jo vetëm të shtrenjta, por që jo të gjitha i ofron spitali, sikurse dhe vështirësitë që ndeshin bluzat e bardha për shkak të mungesës së pajisjeve tepër të domosdoshme për diagnostikimin e pacientëve.

Duke pohuar se ka ende shumë kërkesa për të ofruar shërbimet e nevojshme dhe të shpejta në këtë spital modern, Meta shprehu angazhimin e LSI që spitali i Durrësit të pajiset me aparatura moderne te domosdoshme, siç është skaneri, i cili mungon apo rezonanca magnetike. Të vjen keq, u shpreh Meta, që edhe pas 8 vitesh të gjitha spitalet shtetërore në vend kanë vetëm një rezonancë magnetike.

“Diagnostikimi i shpejtë, i saktë dhe i thelluar është i domosdoshëm si për të parandaluar sëmundje të ndryshme, si dhe për të realizuar ndërhyrje të shpejta në shërbim të shëndetit të qytetarëve”-theksoi ai.

Kreu i LSI tha se pas fitores në 28 Qershor, programi qeverisës i LSI do t’i kushtojë shëndetësisë një vëmendje prioritare, sidomos në tekonologjinë e saj, të cilat janë tepër të domosdoshme për mjekimin e të sëmurëve në vendin tonë dhe jo duke ikur në në spitale jashtë, gjë që është mjaft e vështirë për nivelin e të ardhurave të qytetarëve të thjeshtë shqiptarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›