Interi mundet ne San Siro

Napoli ka fituar edhe ndaj Interit duke konfirmuar idenë se është kthyer në një skuadër të madhe.
0-3 në favor të tyre ishte rezultati i ndeshjes së luajtur në San Siro. Gjithsesi një pjesë të meritës për këtë fitore e ka dhe gjyqtari i ndeshjes, i cili akordoi një 11-metërsh të dyshimtë për Napolin.
Kampanjaro shënoi golin e parë ndërkohë që Obi u ndëshkua me të kuq duke lënë interin me 10 lojtarë. Pas protestave të shumta për këtë vendim u ndëshkua me të kuq edhe trajneri zikaltër, Klaudio Ranieri.
Epërsia numerike i dha mundësinë napolitanëve të ishin më të qetë dhe të krijonin më shumë raste. Maxho dyfishoi rezultatin pas një gabimi të Nagatomos ndërsa në fund Hamsik shënoi golin e nokautit për zikaltrit që tashmë e shohin veten në vendin e 16, ndërkohë që Napoli ngjitet përkohësisht në krye të Serie A.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës Roma e Luis Enriques mundi 3-1 Atalantën, falë golave të Bojan Kërkic, Osvaldos dhe Simplicios.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Berati, problemi i Superligës
Një javë pas dhunës në Lushnjë, tifozët beratas bëhen sërish problematikë në futbollin shqiptar. Këtë herë ata kanë qenë protagonistë në Peqin, në ndeshjen Shkumbini-Tomorri, por fatmirësisht policia ka marrë masa të menjëhershme duke i nxjerrë jashtë stadiumit dhe duke mos lejuar agravimin e situatës. Dëmtohet Milito, rrezikon takimin me Napolin
Në kuadër të ndeshjes me Napolin, Claudio Ranieri do të ketë Maicon e Stankovic, por me shumë mundësi nuk do të ketë Milito. Juventus, Chiellini: Milan, do të mundim
“Milan mbetet skuadra favorite për kampionatin, por të dielën shpresojmë t’i japim një goditje të mirë ambicieve të tij”. I intervistuar në Juventus Channel, Giorgio Chiellini i jep zemër skuadrës në kuadër të ndeshjes së madhe të të dielës në mbrëmje.
Kuzhe rinovon kombëtaren
Trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe duket se ka vendosur të rinovojë përfaqësuesen që në ndeshjen me Francën. Ranieri: Inter-Napoli, sfidë për titull kampion
“Ndeshja Inter-Napoli do të jetë një sfidë për titullin kampion sepse të dyja janë skuadra që mund të luftojnë për vendet e para në klasifikim.”
Lajmet kryesore
“Koha për një debat publik”
Editorial i Edi Ramës në faqen e tij në internet
Arvizu: Faleminderit shqiptarëve
Fillon zyrtarisht regjistrimi
Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë
Ende të rinj, por drejt plakjes