E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ndalet në Parma, 1-1

Një sfidë me intetsitet dhe me raste nga të dy ekipet, por që në fund asnjëri prej tyre nuk arriti t’i japë kundërshtarit goditjen përfundimtare. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur Bozhinov kaloi vendasit në epërsi në minutën e 55-të dhe vetëm pesë minuta më pas Mario Baloteli, i sapofutur në fushën e lojës, barazon shifrat.Emilianët luajtën për gati 15 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Valianit në minutën e 73-të. Pas barazimit të dy skuadrat patën raste të mira për shënim, por nuk u treguan të saktë para portës kundërshtare. Me këtë barazim zikaltrit e çojnë diferencën e pikëve në nëntë pikë nga Roma e vendit të dytë dhe 11 nga Milani, që ka një ndeshje më tepër për të luajtur.Parma 1 – 1 Inter, (Bojinov 55’ / Balotelli 60’)INTER (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Materazzi, Cordoba (57' Santon); Zanetti, Cambiasso, Motta (57' Balotelli); Pandev; Milito, Eto'o (68' Mariga); (Toldo, Samuel, Krhin, Quaresma). Trajner: MourinhoPARMA (3-5-2): Mirante; Dellafiore, Zaccardo, Lucarelli; Valiani, Jimenez, Morrone, Galloppa (75' Antonelli), Castellini; Biabiany, Bojinov (68' Paloschi). (Pavarini, Zenoni, Lunardini, Galassi, Lanzafame). Trajner: GuidolinGjyqtar: BergonziKartonë të verdhë: Morrone (P), Pandev, Cambiasso (I)Karton i kuq: 73' Valiani (P)                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›