E Shtunë, 31 Tetor 2026

Red Bull prezanton RB6

Red Bull ka prezantuar ne Jerez te Spanjes makinen e re qe do garoje ne sezonin 2010.
Quhet RB6 dhe ka zbritur menjehere ne piste per testet e para njevendeshja austriake qe do garoje kete sezon me Webber dhe Vettel. Makina e re eshte projektuar nga inxhinieri britanik Adrian Newey dhe sipas te dhenave te para, RB6 ndryshon shume nga RB5. “Objektivi jone eshte te fitojme kampionatin boteror. Favorit ose jo une i kam vene objektiva vetes dhe e di se cfare do te bej gjate ketij sezoni. E rendesishme eshte se makina ndodhet ne piste dhe tashme po punojme me besueshmerine dhe shpejtesine. Padyshim qe jemi nje hap para sezonit te shkuar”, deklaroi piloti gjerman.  

Foto

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›