E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi në Bolonjë, mendja në Barcelonë

Megjithëse tekniku Mourinjo e mohon se mendon vetëm për Bolonjën dhe Barcelona ka kohë, duke mos luajtur as kartën e turn-overit, Interi ndodhet në një javë delikate, ku sfida e së martës në mbrëmje, mund të vendosë të ardhmen e Ligës së Kampioneve për zikaltrit.

Në pragsfidën e Bolonjës, tekniku portugez bëri të ditur se do të luajnë më të mirët, ku vetmi dyshim mbetet në mbrojtje midis Kordobës dhe Lusios dhe në mesfushë midis Tiago Motës dhe Muntarit. Për ziklatrit mungojnë Santon dhe Shnaider, megjithëse holandezi pritet të jetë titullar në Barcelonë.

Ndërsa sfida e mbrëmjes do të zhvillohet midis Fiorentinës dhe Parmës, dy ekipe që kanë shfaqur një futboll simpatik në kampionatin fqinj.

Formacionet e mundshme

Bolonja-Inter (18.00)
Bologna (4-3-1-2): Viviano; Raggi, Britos, Portanova, Lanna; Valiani, Guana, Mingazzini; Adailton; Zalayeta, Di Vaio. ( Colombo, Santos, Vigiani, Mudingayi, Bombardini, Osvaldo, Marazzina). tr: Colomba.

Inter (4-3-1-2): J. Cesar; Maicon, Samuel, Lucio, Chivu; Zanetti J., Cambiasso, T. Motta; Stankovic; Eto'o, Milito. ( Toldo, Cordoba, Materazzi, Muntari, Vieira, Mancini, Balotelli). tr: Mourinho

Fiorentina-Parma (20.45)
Fiorentina (4-2-3-1): Frey; Comotto, Dainelli, Natali, Pasqual; Zanetti C., Donadel; Marchionni,Santana, Vargas; Gilardino. ( Avramov, Babacar, Gobbi, Jorgensen, Agiey, De Silvestri, Castillo). tr: Prandelli

Parma (3-5-2): Mirante; Zaccardo, Panucci, A.Lucarelli; Zenoni, Dzemaili, Morrone, Galloppa, Castellini; Amoruso, Bojinov. ( Pavarini, Dellafiore, Paci, Lunardini, Mariga, Lanzafame, Biabiany).tr: Guidolin

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›