E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi nesër zyrtarizon kroatin dhe serbin

Interi pritet që nesër të zyrtarizoj kalimin e dy lojtarëve të tjerë në skuadër. Futbollisti serb Zdravko Kuzmanovic ka arritur marrëveshje me Interin.

Mesfushori serb i Shtutgartit pritet nesër të udhëtojë në Itali për tu prezantuar si lojtar i ri i skuadrës. Kuzmanovic është 25 vjeçar ndërsa më parë ka qenë lojtar i ri i Basel dhe Fiorentinës.

Te Interi pritet të kaloj nesër edhe talenti kroat, Mateo Kovacic. Mesfushori 18 vjeçar i Dinamo Zagreb thuhet se është pajtuar me kushtet personale me Interin. Kovacic krahasohet me yllin kroat të Realit, Luka Modric./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›