E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Lazio në finale, krizë te Juventus

Lazio ka arritur finalen e Kupës së Italisë duke e mposhtur Juventusin në ndeshjen e dytë me rezultat 2 me 1. Pjesa e dytë ishte vendimtare në këtë ndeshje pasi që u shënuan që të tre golat.

Gonzales shënoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 53. Vidal barazoj në minutën e parë shtesë për 1 me 1. Skuadra e udhëhequr nga Petkovic nuk u dorëzua duke arritur një fitore magjike në minutën e 4 shtesë.

Floccari realizoj për 2 me 1 duke arritur finalen për Lazion. Lazio në finale pret fituesin e ndeshjes tjetër gjysëmfinale mes Interit dhe Romës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›