E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi nuk e leshon kreun, vazhdojne ndjekjen Roma e Milani

Ekipet pretendente, per te fituar titullin kampion ne Seria A, Interi, Milani dhe Roma siguruan secila nga nje fitore ne ndeshjet e tyre respektive, ndaj Bolonjes, Barit dhe Kaljarit, keshtu qe pas javes se 32-te te Seria A, pozitat e tyre mbeten te njejta. Interi e kishte me te lehte, per shkak se priste ne "shtepi" Bolonjen, kurse dy ekipet e tjera pretendente per titull, Milani dhe Roma moren maksimumin e pikeve jashte fushes, duke mbajtur ritmin. Milani e siguroi fitoren ne pjesen e pare te ndeshjes me Kaljarin. Brenda 45 minutave loje u shenuan plot pese gola. Borrielo realizoi golin e pare te ndeshjes, ne '7, por vendasit barazuan ne '17 me ate te Regatzu. Vetem dy minuta pas golit te barazimit holandezi Huntelaer realizoi nje gol te jashtezakonshem, pas nje goditje nga 30 metra. Kaljari barazoi serish shifrat me ane te Matrit dhe shtate minuta para perfundimit te ndeshjes nje pakujdesia e portierit dhe mbrojtesit Marti, ky i fundit e dergoi topin ne rrjete. Pas golit te trete skuadra e Leonardos u fut ne pjesen e dyte per te mos rrezikuar me shume dhe arriti qe te administronte fitoren, 3-2. Nderkaq, Interi kryesues nuk e vuri ne diskutim fitoren ndaj Bolonjes. Per ekipin zikalter shenoi ne pjesen e pare te ndeshjes Mota dhe me fillimin e pjeses se dyte Baloteli dyfishoi shifrat. Ky i fundit i eshte rikthyer formacionit te Interit, pas nje mungese dy javore, per shkak te masave disiplinore. Mota shenoi edhe golin e trete ne fund te ndeshjes. Fitores se Interit, qe e mban ne krye te Seria A, i eshte pergjigjur me nje triumf edhe Roma. Verdhekuqte thyen Barin, ne '19 me ane te malazezit Vucinic. Goli i shpejte i Romes mbeti ne fuqi deri ne fund. Edhe Sampdoria siguroi nje fitore te rendesishme ne fushe te Kievos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›