E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo: Tre pike na ndajne me titullin

Trajneri i Milanit, Leonardo pas fitores se djeshme ndaj Kaljarit foli mbi mundesite, per te fituar titullin kampion ne Seria A. Sipas trajnerit kuqezi, Leonardo, diferenca prej tre pikeve mund te rikuperohet ne ndeshjet e mbetura dhe titulli kampion do te jete keshtu nje realitet. - "Vleresoj lojen dhe fitoren e fundit, ndaj Kaljarit", - theksoi Leonardo. "Jemi vetem tre pike larg kryesimit. Synimi yne eshte i qarte qe te fitojme titullin kampion. Per Milanin ishte e rendesishme qe u rikthye te fitorja. Deri ne fund do te kerkojme maksimumin dhe do te shfrytezojme te gjitha mundesite tona, per te arritur objektivin",- perfundoi trajneri Leonardo, i cili nuk largon as ekipin e Romes, qe me fitoret e fundit po tregon se ka po ashtu shanse te larta, per triumfin ne Seria A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›