Interi pranë marrëveshjes me sulmuesin Diego Milito
Xhenova - Skuadra e Interit duket më pranë sulmuesit argjentinas Diego Milito. Këtë fakt e bën të ditur menaxheri i futbollistit të Xhenoas në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”. Klubi i Interit ka shprehur prej disa kohësh interesimin për Militon, i cili është një nga sulmuesit më të mirë këtë sezon në Serinë A.
“Mendoj se Masimo Morati ka arritur një marrëveshje me presidentin e Xhenoas, Enriko Preciozin, për transferimin e Militos në fund të sezonit”, deklaron menaxheri i Diegos, Fernando Hidalgo.
Ndërsa për kalimin e mundshëm, menaxheri shprehet: “Diego do të ishte një futbollist i shkëlqyer në krah të Ibrahimoviçit. Shpresoj shumë t’i shoh në krah të njëri-tjetrit tek skuadra e Interit. Unë personalisht kam një lidhje të privilegjuar me Interin, por në këtë rast duhet të respektoj edhe ofertat nga klubet e tjera”.