E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli shënjestrën brazilianin Ronaldinjo

Napoli - Napoli është një tjetër skuadër e cila kërkon të marrë shërbimet e brazilianit Ronaldinjo. Para pak ditësh vëllai, njëkohësisht menaxheri i tij, Roberto de Asis, deklaroi se Dinjo mund të largohet nga skuadra e Milanit këtë fund sezoni.

Lajmin për interesimin e napolitanëve e bën të ditur “Tuttomercato”, e cila thotë se është trajneri Roberto Donadoni ai që kërkon ish-fituesin e “Topit të Artë”. Donadoni mësohet të ketë deklaruar se kërkon të ketë në dispozicion futbollistë të mëdhenj për ta rikthyer Napolin në majat e futbollit italian dhe atij botëror.

Megjithatë, është klubi i Milanit ai i cili duhet të thotë fjalën e fundit në këtë çështje, pasi kartoni i futbollistit ndodhet në pronësi të tij. Asnjëri prej drejtuesve të klubit nuk është shprehur rreth një largimi të mundshëm të Ronaldinjos, por vëllai i tij deklaron se për të janë të interesuara shumë klube në Evropë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›