E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi pretendon mbrojtesin Yanga-Mbiwa

Shumë pranë kalimit tek Milani gjatë merkatos së verës, qendërmbrojtësi Mapou Yanga-Mbiwa mund të mbërrijë tashmë në të njëjtin qytet, por me një fanelë të ndryshme, atë të Interit.

Mediat italiane raportuan të mërkurën se zikaltërit shpresojnë të përfitojnë nga hezitimi i rivalëve të tyre të përjetshtëm, duke realizuar një operacion “blitz”, për të siguruar talentin e kombëtares franceze U-21, të vlerësuar së tepërmi prej drejtuesve interistë.

Me Milanin, Tottenhamin dhe mundësisht edhe skuadra të tjera që pritet të synojnë fuqimisht blerjen e tij në merkaton e ardhshme verore, Interi ka vendosur që të bëjë menjëherë një ofertë të rëndësishme që në muajin janar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›