Meshari u botua ne nje ishull ne Kroaci

Studiuesi dhe autori veprës monografike “Kronikë e derës së Gjon Buzukut” Jaho Brahaj përcakton saktë se origjina e autorit të “Mesharit” është nga Mjeda dhe këtë e mbështet në studimet dhe referencat e shumë autorëve e materialeve dokumentare.
Brahaj hedh dritë edhe mbi vendin se ku mund të jetë botuar vepra që ai thotë se është një ishull në Kroaci.
Ndërsa studiuesit nxjerrin në pah edhe vlerat gjuhësore të veprës, si dhe sipas tyre themelet letërsia shqiptare i ka me këtë vepër edhe pse me gjuhe liturgjike dhe jo me rilindjen.
Misteret rreth kësaj vepre janë të shumta , ndaj studiuesit do mund të nxjerrin në pah ende fakte të panjohur. Ardhja e veprës origjinale në Shqipëri për tu ekspozuar për 16 ditë në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë ka zgjuar kureshtje të madhe nga vizitorët e fushave të ndryshme.