E Diel, 1 Nëntor 2026

Interi “pushton” Olimpicon, fitore me tre gola përballë Lazios

Në javën e 36-të të Serie A, kampionët e sapokurorëzuar italianë, Inter, mposhtën Lazion me rezultatin 3-0 në sfidën e zhvilluar në Olimpco.

Zikaltërit zhbllokuan sfidën në minutën e 6-të me një gjuajtje volej të Lautaros nga pasimi i Thuram, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 39-të, Sucic dyfishoi epërsinë me një asisit të  Toro-s.

Romagnoli u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 59-të, duke i lënë bardhekaltërit me dhjetë lojtarë.

Paradoksalisht, skuadra e Sarrit iu afrua shënimit të golit, por në minutën e 76-të zikaltërit e vulosën ftoren me Mkhitaryan, i cili firmosi për 3-0 dhe e mbylli ndeshjen.

Kjo fitore i lejon Interit të ngjitet në 85 pikë dhe i dërgon një mesazh Lazios, Kupa e Italisë është në shënjestrën e tyre. Bardhekaltërit mbeten me 51 pikë: në këtë pikë, ata do të duhet të fitojnë të mërkurën në Olimpico për t’u kualifikuar në Evropë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›