E Diel, 1 Nëntor 2026

Katari merr rol kyç në bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit

Në dy javët e fundit, Katari është shfaqur si një aktor qendror në negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, presidenti Donald Trump ka ushtruar presion mbi Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, për të ndihmuar në ndërmjetësimin e bisedimeve me Teheranin.

Doha fillimisht ishte e ngurruar të përfshihej, por më në fund pranoi pas disa javësh presioni, shton Ravid.

Pakistani mbetet ndërmjetësuesi kryesor në bisedime, por Katari po i bashkohet përpjekjeve rajonale për të arritur një marrëveshje afatgjatë midis SHBA-së dhe Iranit, pa vepruar pas shpine të Islamabudit.

Dje, kryeministri i Katarit u takua në Uashington me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance për të diskutuar negociatat SHBA-Iran.

Katari, udhëheqja e të cilit shihet si e afërt me Trump, ka qenë ndërmjetësues qendror në disa armëpushime midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duke përfshirë armëpushimin aktual të brishtë që ka qëndruar në fuqi që nga tetori i vitit të kaluar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›