—-Nga Gentjan Alinani—-
Ndeshja Inter-Napoli do të tregonte se cila nga skuadrat është antiJuventus. Zikaltrit pasi kanë mundur Zonjën e Vjetër në ndeshje direkte bënë të njëjtën gjë edhe me Napolin.
Në San Siro përfundon 2-1 për djemtë e Stramaccionit. Ky i fundit edhe pse kishte një mungesë të madhe ka luajtur me formacionin 3-5-2 duke kthyer Cambiasson në qendër të mbrojtjes. Argjentinasi surprizon gjithnjë. Vendose në çdo cep të fushës, ai jep maksimumin.
Në minuten e 8 zikaltrit kalojnë në avantazh falë një supergoli të Guarin. Krosimi i Cassanos nxjerr jashtë loje të gjithë mbrojtjen e Napolit dhe Kolumbiani me një kordinim perfekt kalon të tijët në avantazh.
Napoli provon të shënojë më Insignen dhe Cavanin por Interi mbrohet mirë. Stadiumi San Siro do të shpërthente kur princi Milito dyfishon rezultatin. Interi administronte mirë lojën duke përfituar nga klasi i Cassanos, grinta e Guarin dhe shpejtësia në krahë e Pereiras dhe Nagatomos.
Ndeshja Inter-Napoli
Pjesa e dytë flet për Napolin. Miqtë hidhen në sulm në kërkim të golit. Mazzari fut në lojë një tjetër sulmues. Goran Pandev, ish-lojtari i Interit, i dha më shumë freski Napolit në fazën ofensive.
Pas ekzekutimit të një korneje Napoli ngushton diferencën. Napoletanët nuk kënaqen me kaq. Duan patjetër golin e barazimit por nuk e gjejnë. Interi nuk mendon për sulmin dhe vetëm mbrohet. Ndërhyrjet e Handanovic shpëtuan disa herë portën.
Interi renditet i vetën në vend të dytë 4 pikë larg Juventusit i cili kryeson me 38 pikë.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: