Mbrëmje magjike për Messin, thyen rekordin e Muller-it (FOTO/VIDEO)
—-Nga Gentjan Alinani—-
Ka ndodhur ajo që të gjithë prisnin. Lionel Messi me dopietën e tij ka arritur kuotën e 86 golave duke lënë pas legjendën gjermane Muller. Numri 10 i Barcelonës bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola gjatë një sezoni të vetëm.
Pas dëmtimit në Champions League të gjithë u trembën dhe menduam se Leo Messi e vuri në rrezik objektivin e tij të radhës.
Nuk kishte asgjë të rëndë për të dhe dje ai ka thyer një tjetër rekord. Barcelona madje arriti të fitonte ndeshjen falë dy golave të ‘pleshtit’.
Messi shënon…
Janë të paktë ata që e vënë në dyshim talentin, klasin, dhe potencën e këtij lojtari. Ai dita ditës po tregon se është një nga lojtarët më të mirë në botë.
Thyen rekordin e Muller-it
Topi i Artë në 7 Janar është trofeu i ardhshëm që argjentinasi pret me padurim, por këtë herë konkurenca është e fortë sepse përballë ka Ronaldon dhe Iniestën.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: