Interi vazhdon të kryesoje kampionatin italian
Milano - Skuadra e Interit edhe pse me mungesën e një prej golashënuesve më të mirë të saj, Zlatan Ibrahimoviçit, arriti fitoren 1-0 kundër Sampdorias. Megjithëse e kanë filluar dobët ndeshjen, ata kanë mundur të shënojnë në minutën e fundit te pjesës së parë me anë të Adrianos. Në pjesën e pare ajo që ra në sy ishte numri i madh i kartonave të marrë, nga ku dy për Interin dhe katër për Sampdorian. Për proteste ndaj arbitrit u ndëshkua edhe Murinjo i cili pjesën më të madhe të ndeshjes u detyrua ta ndiqte nga dhomat e zhveshjes për shkak të kartonit të kuq të marrë.
Në pjesën e dytë janë dhe dy raste të humbura nga Stankovic, ku njërin e devijon traversa. Për Sampdorian rastet kanë munguar pothuajse me të vetmin rast në minutën 96-të ku lojtarët e saj nuk mundën të finalizonin një aksion përpara portës së Interit.
Me këtë fitore Interi vazhdon të ruajë kreun ë serisë A me tre pikë diferencë nga skuadra e Juventusit që priste një hap fals nga kjo ndeshje.
/Gert Sallaku/