E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komploti, arrestohen 7 policë turq

Ankara -Nëntë oficerë të policisë turke janë arrestuar sot, pas një urdhër arresti të lëshuar nga një gjykatë, që dyshon se këta persona janë pjesë e një komploti që do të rrëzonte qeverinë, bëri të dituri sot agjencia e lajmeve Anadolli Axhans. Arrestimet e fundit e çuan në 16 numrin e anëtarëve të forcave të sigurimit që mbahen në paraburgim pas një operacioni në mbarë vendin të enjten.

Një valë e re ndalimesh këtë muaj në hetimet e zgjatura ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes qeverisë së kryeministrit Taip Erdogan dhe institucioneve laike, përfshirë ushtrinë dhe drejtësinë. Shtatë anëtarë të ushtrisë përfshirë tre togerë u arrestuan para fundjavës.

Tetëdhjetë e tetë veta, përfshirë ushtarakë të lartë në pension, ndodhen në procese gjyqësore për lidhje të dyshuara me një grup, i njohur si "Ergenekon", i akuzuar për komplot në rrëzimin e qeverisë së kryesuar nga Partia AK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›