E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interit po i kujtohet Lufta e dytë Botërore

Se Interi i këtij edicioni nuk është kërka, këtë të gjithë po e shohin. Andrea Stramacioni po e sheh fundin me sy pasi që skuadra e tij ka barazuar rekordin e zi që për herë të fundit u arrit në Luftën e Dotë Botërore.

Ishte edicioni 1946-1947 hera e fundit që Interi ka pësuar 15 humbje, ndërsa tani zikaltërit po e kujtojnë atë kohë duke arritur shifra të njëjta. Deri në fund të sezonit kanë mbetur edhe 3 javë që do të thotë se Interi mund të kaloj edhe atë rekord të zi nëse pëson edhe një humbje./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›