E Hënë, 2 Nëntor 2026

Internacionalja Socialiste: Nano luajti rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri

TIRANË, 1 nëntor/ATSH/- Internacionalja Socialiste i ka shprehur ngushëllimet e saj më të sinqerta Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarit të saj, Edi Rama, pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-liderit historik të PS-së, Fatos Nano.

Në reagimin e saj zyrtar publikuar në platformën “X”,  organizata ndërkombëtare nënvizon se Nano luajti rol të rëndësishëm gjatë periudhës së tranzicionit në Shqipëri si dhe thekson se nën drejtimin e tij, Partia Socialiste u bë anëtare e Internacionales Socialiste.

“Gjatë gjithë jetës së tij, ai u angazhua me guxim në mbrojtje të vlerave demokratike, dhe nga viti 1994 deri në vitin 1997 ishte i burgosur politik. Ai e udhëhoqi vendin në kohë të vështira, duke u përpjekur të ndërtonte një shtet kushtetues e demokratik, si dhe dha një kontribut të madh në reformimin dhe modernizimin e Partisë Socialiste”, shkruan Internacionalja Socialiste në platformën “X”.

The Socialist International expresses its heartfelt condolences to our member, the Albanian Socialist Party, and its leader, @ediramaal , on the passing of the former leader of the SPA ( @psocialiste ) and former Prime Minister of the country, Fatos Nano.

Fatos Nano played an… pic.twitter.com/okrvx2t1iI

— Socialist International (@Soc_Intl) November 1, 2025

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›