E Diel, 1 Nëntor 2026

Internacionalja Socialiste flet per situaten ne Shqiperi

Nga kaosi te Kryeministria NOA/LSA

Bruksel 26 Janar 2011 NOA 8211 Internacionalja Socialiste doli para pak me nje deklarate per publikun ku tha se ne perputhje me qendrimet e shprehura me pare eshte gjithnje e me e alarmuar nga perkeqesimi i situates ne Shqiperi.

Ne takimet e saj organizata thote se e ka adresuar tanime nevojen per te garantuar demokracine ne Shqiperi duke perfshire transparencen e administrimit te zgjedhjeve llogaridhenien nga ana e pushteteve ekzekutive dhe legjislative lirine dhe pavaresine e gjyqesorit dhe medias dhe te drejtat dhe shanset e barabarta per qytetaret.

Zbulimi me i fundit i abuzimit te rende ne nje rast qe lidhej me Zevendeskryeministrin Ilir Meta cka coi ne doreheqjen e tij te con edhe njehere ne drejtimin e apeleve tona te meparshme per nje demokraci dhe qeverisje te mire ne ate vend 8211 thote Internacionalja Socialiste.

Organizata roze denoncon vrasjen e tri protestuesve ne Tirane javen qe shkoi gjate nje demonstrate ne te cilen qytetaret shqiptare shprehen shqetesimet e tyre pas ketyre zhvillimeve te fundit.

Ne bejme thirrje per nje hetim te menjehershem te ketyre vrasjeve dhe qe autoritetet te ndalojne te gjithe ata qe mbajne pergjegjesi per keto krime 8211 shprehet Internacionalja Socialiste.

Kurse mbyllet me thirrjen Apeli yne Nderkombetar per nje zgjidhje paqesore dhe demokratike te krizes aktuale e cila po e minon edhe me tej stabilitetin ne vend dhe shpreh solidaritetin e saj te plote per anetarin e saj Partine Socialiste te Shqiperise.

e.r/NOA

TagsBruksel Ilir Meta Internacionalja Socialiste PartiA Socialiste shqiperi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›