E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata,Halimi: Duam informacione nga Prokuroria dhe SHISH

Komisioni hetimor për demonstratën e dhunshme do t`i kërkojë informacione të gjitha institucioneveve të vendit për ngjarjet e 21 janarit.

Kështu ka deklaruar deputeti i PD-së Eduard Halimi në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor të ngjarjeve të fundit. Sipas Halimit komisioni do t`i dërgojë një kërkesë Prokurorisë, SHISH-it, policisë dhe gardës për të dhënë informacione për ngjarjen e 21 janarit.
 

“Do t`i kërkojmë policisë masat që janë marrë para dhe gjatë demontratës. Do të kërkojmë edhe informacione nëse kanë dhënë në prokurori dokumente për veprat penale për pjesëmarrje dhe veprime të dhunshme” theksoi Halimi duke theksuar se kërkon bashkëpunim e të gjitha institucioneve për një hetim sa më të saktë.
 

Ai gjithashtu theksoi se komisioni do të kërkojë informacione edhe nga SHISH në lidhje me informacionet paraprake për veprimet e dhunshme në demonstratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›